Lezhë, shpërthim me tritol në banesën e një punonjësi të burgut të Shën Kollit

Lezhe-Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës. Një sasi tritoli e cila ishte vendosur në katin e 4 të një apartamenti ka shpërthyer por fatimrësisht nuk ka patur të lënduar vetëm dëme materiale.Ngjarja ka ndodhurr rreth orës 4:00 të mëngjesit, ndërsa objekt i sulmit ka qenë Paulin Deda efektiv i burgut të Shën Kollit në Lezhë. Lënda plasese ishte vendosur në pjesën e poshtme të derës së shtëpisë, ndërsa në momentin e shpërthimit 4 pjestarët e familjës Deda kanë qenë në gjumë.Ngjarja ka shkatura panik te ata si dhe tek banorët e tjerë të pallatit të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë.Efektivi i burgut të Shën Kollit Paulin Deda i cili ishte edhe objekt i sulmit e lidh ngjarjen me detyrën që ai ka.Sipas tij ka patur kërcënime, por që asnjëherë nuk ishin marrë shumë serioze nga ana e tij.Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërsa është bërë e ditur se ende nuk ka asnjë përson të shoqëruar.Uniformat blu të Lezhës kanë kërkuar ndihmën e eksperteve të xhenjos të cilët kanë ardhur nga Tirana për të përcaktuar sasinë dhe llojin e tritolit që është vendosur.Nga të dhënat e para është bërë e ditur se autorët e kësaj ngjarje nuk kanë qenë profesionistë pasi kanë lënë shumë gjurmë në vendin ku është vendosur sasia e tritolit.Kjo pritet që të ndihmojë edhe policinë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjare.Paulin Deda punonte prej 8 vitësh si polic i grupit të gatshëm që shoqërojnë të burgosurit për ti dërguar ata në seancat gjyqësore në gjykata.paulin deda (Në foto: Paulin Deda, personi që iu vendos tritoli dhe hyrja e banesës së tij)