Dhjetor ’90, Zogaj: Protestat e studentëve nga shoqëria, jo politike
Publicisti, shkrimtari dhe pjesmarrësi në Lëvizjen dhjetor ‘90, Preç Zogaj thekson se protestat e rinisë, e studentëve 24 vjet më parë erdhen nga shoqëria dhe nuk ishin të shtyra politikisht.Ndërsa me pas u kristalizua nevoja për formimin e një partie politike, prandaj me 12 dhjetor 1990 lindi edhe Partia Demokratike.“Lëvizja doli nga shoqëria. 8 dhjetori është dita e studentëve, 9 dhjetori është përsëri dita e studentëve, e organizimit të tyre. ata fituan zonën e lirë, sic e quaj unë, Qyteti Studenti u shpall e para zonë e lirë pas 50 vjetësh në Shqipërinë Komuniste dhe ishte përgjigjja më e shpejtë dhe përgjigjja që kërkonte krijimin e një partie popullore. Kështu sendërtua pluralizmi brenda 2-3 orësh, nga e drejtë e fituar, e drejtë historike që Shqipëria të jetë pluraliste menjëherë u sendërtua me krijimin e një partie që u emërtua atë natë, aty nga këta njerëz, PD”, tha Zogaj.Zogaj, i ftuar në studion e lajmeve te Ora News, theksoi se Lëvizja Studentoreve ishte solidarnosti shqiptar, qe edhe pse nuk zgjati shumë në kohe, i dha goditjen finale diktaturës dhe i hapi rrugë vendosjes se pluralizmit nË Shqipëri.