Kërkohej nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2014, 21:06
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.Në prangat e bluve ka rënë shtetasi shqiptar Besim Gjeloshaj.Zyra e Interpol Tirana pas arrestimit të Gjeloshaj ka njoftuar Interpol Romën për kryerjen e procedurave të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.