Vidhte energjinë për banesën e klinikën, arrestohet Drejtori i spitalit Peqin

Drejtori i Spitalit të Peqinit, Dashamir Malkja, është zytari i radhës i shtetit shqiptar që bie në pranga për vjedhjen e energjisë elektrike.Ai është arrestuar ditën e hënë në kuadër të operacionit kombëtar kundër vjedhjes së energjisë bashke me 4 persona të tjerë.Nga verifikimet e punonjësve të OSHEE dhe uniformave blu rezultoi se Malkja kishte ndërhyrë në sahat, duke penguar regjistrimin e kilovatëve që harxhoheshin realisht dhe për vite me radhë kishte paguar shuma të papërfillshme për energjinë.Sipas bluve, 56-vjeçarit me profesion mjek kishte ndërhyrë në matësin e energjisë për banesën, farmacinë dhe klinikën dentare.Policia ka shoqëruar 56-vjeçarin në komisariatin e policisë së Peqinit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për proçedim të mëtejshëm penal.Duke bërë publik bilancin e operacionit ditor, Policia e Shtetit tha se për të njënjtën akuzë 2 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një i tretë po ndiqet në gjendje të lirë.Gjatë ditës së hënë në terren kanë vepruar 91 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, të cilët kanë kryer 2.299 kontrolle, duke zbuluar 8 raste të vjedhjes së energjisë, ndërsa janë ndërprerë 1.108 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.