Rama uron Isa Mustafën si Kryeministër, e fton për vizitë në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2014, 19:58
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka qenë i pari që ka uruar Isa Mustafën si Kryeministër të Kosovës.Në një letër që nis me fjalët “ I dashur Isë”, për të treguar afërsinë jo vetëm personale por edhe mes dy shteteve, Rama thotë Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom pionier për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembull i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Europian.Më tej Kryeministri shqiptar shpreh mbështetjen për sfidat dhe me të cilat përballet qeveria e re dhe rikonfirmon mbështetjen e Tiranës.Rama e mbyll letrën me fjalët se "për autoritetet kosovare, dera e Kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur" duke ftuar për vizitë në Tiranë homologun kosovar. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mori spt mandatin për themelimin e qeverisë së re nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndërsa u propozua nga kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi, pak kohë pasi që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike nënshkruan marrëveshjen e plotë për bashkëqeverisje.Sipas marrëveshjes kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, mori postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të punëve të jashtme. Sipas saj, zoti Thaçi do të marrë postin e presidentit pas skadimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga në pranverën e vitit 2016.Në fjalimin e tij para deputetëve, Isa Mustafa premtoi një qeverisje të qëndrueshme të përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe në ruajtjen e partneritetit me faktorin ndërkombëtar.
Letra e Edi Ramës për kryeministrin e ri të Kosovës