Trafiku i qënieve njerëzore, Shqipëria dhe Mali i Zi forcojnë bashkëpunimin
Shqipëria dhe Mali i Zi angazhohen të parandalojnë trafikun e qënieve njerëzore mes dy vendeve.Me mbështetjen e OSBE, dy zëvendës.ministrat përkatës Elona Gjebrea Hoxha dhe Zoran Ulama kanë firmosur marrëveshjne që synon përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar.“Pas një pune intensive sot po finalizojmë një angazhim të përbashkët disa mujor: Nënshkrimin e protokollit shtesë me Republikën e Malit të Zi për "Intensifikimin e Bashkëpunimit në Luftën kundër Trafikimit të Personave dhe për Përmirësimin e Identifikimit, Referimit dhe Kthimit Vullnetar të Ndihmuar të Viktimave apo Viktimave të Mundshme të Trafikimit" tha Gjebreja.Midis dy vendeve ka qenë një marrëveshje për parandalimin e trafikut të qënieve njerëzore, ndërkohë protokolli shtesë i firmosur këtë të hënë e forcon dhe më tej bashkëpunim.