Dyndje te OSHEE për pagesën e energjisë, ankohen për mbifaturime

Tiranë- Vijojnë radhët e gjata të qytetarëve që presin të paguajnë faturat e enërgjisë elektrike.Në pikat e OSHEE në kryeqytet, sportelet vijojnë punën edhe pse administrata e kishte ditë pushimi.Ajo që vihet re është një dyndje e personave që kërkojnë ti japin zgjidhje problemeve sa më parë.Abonentët bëjnë apel për hapjen e më shumë sporteleve, pasi shpesh detyrohen të presin në radhë për orë të tëra. Shumë prej qytetarëve ankohen edhe për mbifaturime.Skema e qeverisë për pagesën e energjisë me këste ka rezultuar pozitive, por aksioni kundër debitorëve ka shkaktuar edhe viktima.Ditët e fundit dy persona kanë humbur jetën pasi kanë tentuar të rilidhin energjinë pas ndërprerjes.Rasti i parë është një grua 35-vjeçare nga Durrësi dhe rasti më i fundit ishte ai i një djali 26-vjeçar nga Mzezi i Tiranës.