Rruga e ish-ushqimores Vlorë prej vitesh me gropa e ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2014, 19:15
Konflikti mes Bashkisë e qarkut të Vlorës, mbi juridiksionin e rrugës së ish-ushqimores, e ka lënë atë jashtë vëmendjes e pa investime për vite me radhë.Edhe pse kjo rrugë i përgjigjet nevojave të një komuniteti të gjerë, ajo sërish është në gjendje të mjerueshme.Banorë të zonës informale pohojnë se gëzojnë vëmendjen e instancave shtetërore veç në prag fushatash zgjedhore, por përveç çakullit, asnjë investim nuk kanë parë në rrugë.Rruga e ish-ushqimores, është aksi që lidh Vlorën me zonat e saj periferike.