Fier, me 4 fëmijë të sëmurë, familja Kristo nuk merr pagesë përkujdesje
Fier-Katër prej 6 pjesëtarëve të familjes Kristo në fshatin Pishporo të Komunës Levan në Fier vuajnë nga prapambetja mendore. Janë dy djemtë e familjes dhe nusja me mbesën 19 vjecare, fryt i martesës së djalit të madh.Përballë kushteve të vështira të jetesës dhe me një gjendje të rënduar mendore për ta kujdesen dy kryefamiljarët e moshuar. 70 vjeçarja rrëfen vështirësinë e përkujdesjes që shpesh do të thotë dhunë për të nga dy djemtë e sëmurë.“I marrim me të mirë, sepse nëse nuk i more me të mirë ata marrin sëpatën dhe më qëllojnë. Duan ilaçe, kafe natën. Mishi ka kohë që është harruar, s’na dalin të ardhurat, duhet të kujdesem për të katërt, shpesh djemtë nervozohen si paspjë e sëmundjes e bëhen të dhunshëm” shprehet nëna e të sëmurëve.73 vjecari Pali Kristo bën thirrje për ta ndihmuar shteti për t'i lidhur sërish kempin nuses së tij 50 vjecare, të cilën ja hoqën në 2012 për motivacionin se është në gjendje për punë të lehta.“Në 2012 ja kanë hequr kempin se gjoja është e aftë për punë, ajo nuk mban dot veten jo më të mbajë shtëpinë.Përpos fatkeqësisë së një jete, 73 vjecari tregon faturat e energjisë elektrike dhe të gjitha taksat që detyrohet të paguajë për të mos patur probleme me shtetin në një kohë që me pensionet dhe kempin e fëmijëve duhet të mbulojë të gjitha nevojat për ilace dhe ushqime.“Kemi skemi, unë i kam paguar energjinë, tokën, ujin, të gjitha”