Mbikalimi i Shkozetit, qarkullimi i rënduar nga gropat me ujë
Punimet për mbikalimin e Shkozetit të zgjatura prej vitesh, kanë rënduar qarkullimin në këtë zonë. Banorët thonë që punimet në verë shkaktojnë pluhur, ndërsa dimrit, gropat me ujë krijojnë baltë e vështirësojnë qarkullimin. Investimi per ndërtimin e mbikalimit te Shkozetit, pjesë e bypassit të Durresit, i nisur në 2009-n, kap vlerën e 8 milionë eurove, financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim.Durrës-Investimi duhet të kishte përfunduar në fund të muajit Qershor, por sot ende punohet. Teksa nuk janë realizuar as 70 % të punimeve, situata është rënduar shumë, gropat e shumta me ujë, trafiku si pasojë e tyre, e kanë kthyer zonën pranë mbikalimit të Shkozetit, një kantierë stresues ndërtimi.Drejtuesit e automjeteve por edhe banorë të zonës, rrëfejnë se zhurmat, smogu dhe gropat me ujë, është një situatë e zgjatur ndër vite.“Rruga është copë copë, po na shkatërrohen mjetet. Trafiku është I rënduar por nuk kemi cfarë bëjmë.”Investimi për ndërtimin e Mbikalimit të Shkozetit, pjesë e bypassit te Durresit, i nisur në 2009-n, kap vlerën e 8 milionë eurove, financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim.Ky projekt i cili ndodhet në fazën e dytë parashikon ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit me një gjatesi 320 metrash, kolektorin e ujërave si dhe rrugë me katër kalime duke bërë të mundur aksesin linear të trafikut.