Mustafa shpalos programin: Shtylla e parë e Qeverisë, zhvillimi ekonomik
Isa Mustafa si i nominuar për kryeministër ka paraqitur programin e Qeverisë së re, duke thënë se me përkushtim do të ndërtojnë një shtet që lufton korrupsionin, krimit të organizuar dhe të gjitha llojet e ekstremizmit.Mustafa tha se shtyllë e parë e programit të Qeverisë do të jetë zhvillimi ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, duke promovuar tregun e hapur.“Qeveria e re do të bashkëpunoj me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e bizneseve. Ne shprehim përkushtimin për të ndërtuar një shtet që lufton korrupsionin dhe të gjitha llojet e ekstremizmit, duke respektuar të drejtat e setcilit”, ka thënë ai.Mustafa tha se Koalicioni qeverisës është ndërtuare duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të shprehur me votën e lirë. Qeveria do të fokusohet në krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës. Sepse, vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut shoqëria do të arrijë forcimin ekonomik e social.Ai shprehu përkushtimin për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me vendet fqinje për krijim të paqes me vendet e rajonit.Mustafa shprehu përkushtimin për të ndërtuar një shtet që ofron mundësi të barabarta për qytetarë dhe luftim të krimit e korrupsionit.Mustafa tha se do të forcojë vizionin për Kosovën si shtet i pavarur. Ai u zotua për funksionim të pavarur të legjislativit e gjyqësorit.