Festat e fundvitit, rritet çmimi i pemëve natyrale të Krishtlindjes
Tirana tashmë ka një atmosferë festive e cila krijon një ndjesi të veçantë. Kryeqyteti është veshur me të kuqe, ngjyrën simbol të festave të fundvitit.Me dekor të njëjtë Tirana edhe këtë vit, por ka një ndryshim në çmimet e dekoreve festive, të cilat ashtu siç shprehen qytetarët janë më të shtrenjta.Fëmijët janë ata të cilët në festat e fundvitit kanë më shumë dëshira.Një ndër to është shtimi i zbukurimeve në pemën jeshile.Por këtë vit janë rritur jo vetëm çmimet e zbukurimeve, por edhe kërkesat për pemë natyrale.Sipas Nertila Lamcellarit, menaxhere në një nga dyqanet e luleve në kryeqytet duke qenë se janë çmimet më të larta preferohen më pak.Edhe pse me çmime të larta, vizitat në dyqanet të cilat tregtojnë zbukurime janë të shumta, qoftë edhe të shtyrë nga kurioziteti.