Hagel: SHBA nuk ndryshon politikë, pavarësisht ekzekutimit të dy pengjeve

SHBA nuk do të rishqyrtojnë politikat për lirimin e pengjeve amerikanë, pavarësisht dështimit të operacioneve të fundit. Kështu ka dekalruar sekretari i mbrojtjes Chuck Hagel, pas vrasjes nga Al Kaeda të gazetarit amerikan Luka Somers dhe mësuesit të Afrikës së Jugut Pierre Korkie gjatë operacionit të udhëhequr nga autoritetet amerikane.Me këtë deklaratë Republikani ka hedhur poshtë fjalën e presidentit amerikan muajin e kaluar, i cili tha se ka urdhëruar një rishikim të plotë të politikës amerikane mbi lirimin e pengjeve amerikane. Hagel mbrojti tentativen dhe përpjejen e shtetit amerikan për shpëtimin e tyre, duke thënë se sulme të tilla janë të rrezikshme, por kjo nuk do të thotë se duhen ndryshuar politikat .Familjet dhe miqtë e dy pengjeve të ekzekutuar kanë kritikuar sulmin e armatosur, kurse autoritetet thonë se sulmet dhe bastisjet ne Jemen nisën pas informacioenve të shërbimeve inteligjente se jeta e somers ishte ne rrezik.Ngjarja erdhi tre ditë pasi militantët publikuan një video të gazetarit, në të cilën thonin se ai do të ekzekutohej nëse brenda 72 orëve nuk plotësoheshin kërkesat e tyre.Presidenti amerikan Barak Obama e quajti vrasjen e SOMERS "barbare" dhe tha se e kishte autorizuar operacionin sepse informacioni "tregnte se jeta e Lukës ishte në rrezik . Rreth 40 amerikanë të forcave speciale mendohet se kanë marrë pjesë në operacion, i cili erdhi pas sulmeve të telekomanduara në zonë.