Dhjetoristët duan hapjen e dosjeve: Dekomunistizimi, të jetë kusht i BE
Në ditën e lirisë, protagonistët e 8 dhjetorit janë me një tjetër kauzë në dorë. Jo thirrjen “Liri, Demorkaci”, por apelin për të hapur dosjet e diktaturës.Mark Marku, kërkoi hapjen e dosjeve të atyre që u bënë barrikadë e dhjetoristëve, duke shtuar edhe apelin drejtuar ndërkombëtarëve, që dekomunistizimi i politikës të jetë një kusht që Shqipëria të hyjë në BE.“Le ta pranojmë, ne nuk e kontrollonim dot lëvizjen tonë. Ne ishim studentë, por praktikisht lëvizjen tonë e kontrolluan ata për të cilët ne sot themi se do bëjmë lustracionin dhe do hapim dosjet.Dhe ndodhi pikërisht ajo që do ndodhte sepse ata që ishin të implikuar me regjimin nuk mund të bënin purifikimin dhe të denonconin krimet e komunizimit, sepse ishin të përfshirë direkt ose indirekt.Do të ishte mirë që të hynit në kontakt me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që dekomunistizimi, dekriminalizimi dhe hapja e dosjeve të jetë një nga kushtet e pranimit në Europë”.Përballë një serie reagimesh pas vendimit të saj për të depozituar në Kuvend ligjin për hapjen e dosjeve, Doda lëshoi apelin për një të djathtë të bashkuar,“Tashmë do të kemi një qasje tjetër, jo vetëm luftë në Parlament, jo vetëm një përballje e hapur në parlament me forcën e cila nuk do lustracionin e politikës shqiptare dhe që ka të bëjë me mazhorancën e sotme e cila premton të fshihet pas një gjysmë tendence për të hapur dosjet pa emër dhe pa kryer lustracionin.Por dhe një tedence për të bashkuar të djathtën në emër të një demkomunistizimi të shoqërisë shqiptare jo vetëm për hapjen e dosjeve dhe lustracionit, por dhe për zhdukjen e korrupsionit, krimit në vend. Asnjë parti politike e cila inspiron ekstremizmin, dhunën, e cila nxjerr simbolin e së kaluarës qofshin fashiste apo komuniste nuk mund të vazhdojnë dot dhe të jenë pjesë e politikës shqiptare moderne.Kemi njerëz të cilët kanë qenë anëtarë të byrosë politike, kemi njerëz që kanë qenë anëtarë të komitetit qëndror të dikurshëm, të cilët sot nderohen dhe janë heronj të popullit, heronj të kombit.Kjo është një periudhë e cila duhet të marrë fund”.Edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kërkoi dënimin e antishqiptarëve, siç i cilësoi ai, për krimet që kanë bërë.“Partia Komuniste u krijua nga serbët dhe jugosllavët, e para gjë që u deditua në vitin 1944 ishte shitja e Kosovës, po pse jo po e them shumë hapur sot edhe e Çamërisë”.Veç deputeteve Doda dhe Idrizi, ligjin për hapjen e dosjeve dhe lustracionit, do ta mbrojë në Kuvend edhe kreu i LZHK-së Dash Shehu, i cili është radhitur në mbështetje të nismës së marrë nga shoqëria civile.