Ballkan Magazine- Analistët në Kosovë: Kriza politike po shkakton dëm të madh - 6 Dhjetor 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2014, 11:24
Ndërsa grupet punuese negociojnë për të ndarë kulaçin e pushtetit analistët thonë se kriza 6 mujore tregoi mungesën e kulturës demokratike dhe çoi në uljen e besueshmërisë së institucioneve."Të gjitha ata negociata që u bënë dolën të ishin kalkulime për interesa të pastra politike. Kosova dhe identiteti ynë kushtetues ka pësuar një dëm të madh" thonë analistët.Në një pronocim për Ballkan Magazine të gazetares Linda Karadaku sot në Ora News, analistët Fisnik Korenica, Mentor Vrajolli thonë se qytetarët presin që qeveria e re të jete funksionale dhe të punojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.