Gëzim Kalaja paralajmëron protesta kundër rritjes së çmimi të energjisë

Pasi Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dëgjoi propozimet e grupit të interesit për çmimin e energjisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura i kërkon qeverisë të mos heqë fashën mbrojtëse prej 300 kw/orë për energjinë.Gëzim Kalaja Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura tha se qeveria është 5.4 miliardë lekë borxh ndaj OSHEE.“Sipas llogaritjeve tona, dhe me deklarimin e djeshëm dilte 57% rritje e energjisë elektrike, dhe po me deklarimin e sotëm del me 51% rritja e energjisë elektrike”, tha Kalaja.Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka paralajmëruar sërish protesta nëse vendoset për rritjen e çmimit të energjisë.“Duhet të deklarohemi në lidhje me protestën që do të zhvillohet nëse qeveria shqiptare dhe ERE do të qëndrojnë në atë cka kanë deklaruar për rritjen e energjisë elektrike”, u shpreh Kalaja.15 Dhjetor është data kur do të merret vendimi se sa do të jetë cmimi I enegjisë për 2015.