“Muzeu i Memories”, Presidenti Nishani: Reflektim për të njohur historinë

Ekspozita virtuale "Muzeu i Memories" e hapur në 22 tetor gjatë së shtunës është promovuar edhe në ambientet e presidencës.Presidenti Bujar Nishani e konsideroi ekspozitën si një mënyrë e mirë për të refkletuar dhe njohur kështu historinë e popullit tone.Edhe pse duhen ndëshkruar krimet e asaj periudhe ne theksoi presidenti duhet të shohim drejt së ardhmes.“Përtej mekanizmit ideologjik që meriton gjykimin publik të shoqërisë, mekanizmat represivë, të cilët kanë kryer akte kriminale duhet të njohin përballje ligjore. Ky nuk është revansh. Kjo nuk është hakmarrje. Përkundrazi kjo përbën distancim dhe klasifikim të angazhimeve për të realizuar jo vetëm një platformë, por edhe një realitet të dhunshëm dhe kriminal”, tha Nishani.Drejtuesi I projektit "Muzeu I Memories" Afrim Krasniqi e konsideroi ekspozitën si një risi pasi dukë qënë online tërheq më shumë vëmendjen e të rinjve."Muzeu I Memories" Një ekspozitë, për t'i sjellë në kujtesë brezit të ri të kaluarën e hidhur të periudhës komuniste, ndaj dhe presidenti Nihani ftoi të rinjtë ta vizitojnë.“Të rinjtë e sotëm, studentët të dalin e të reflektojnë mbi gjithçka që ata marrin si informacion.”Ekspozita virtual paraqet 45 vite histori të pasqyruara në 80 foto.