Radhë në zyrat e OSHEE, qytetarët: Ankimimet tona s’janë marrë parasysh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2014, 16:43
Edhe në fundjavë zyrat e Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE kanë patur dyndje të qytetarëve për të paguar faturat e prapambetura.Qytetarët thonë se ankimimet e tyre ndaj mbifaturimeve nuk janë marrë parasysh.Nëse paguhen të gjitha detyrimet, qeveria ka vendosur të falë 80% të kamatvonesave, por një qytetar thotë se nuk ka arritur të përiftojë këtë amnisti.Policia e Shtetit po ndihmon në respektimin e radhëve sepse në dyndje të tilla nuk mungojnë as incidente. Zgjidhja do të ishte më shumë sportele të shtuara në mënyrë të tillë që të përballohet ky fluks.