Kapen në Lukovë 45 sirianë e kongolezë, pranga trafikantëve

Në kufirin Jugor të vendit vijon fluksi I klandestinëve nga vendet në konflikt. Policia kufitare e Sarandës ka kapur 45 klandestinë me origjinë nga vende të ndryshme, ku 35 klandestinë janë nga Siria, 9 nga Kongo dhe 1 nga Uganda.Klandestinët u kapën në afërsi të Lukovës në 02:30 dhe mënjëherë iu është ofruar ushqim edhe ndihmë mjekësore.Nga ana tjetër policia ka arrestuar edhe 5 shqiptarët trafikantë, të cilët transportonin klandestinët. Policia e Sarandës gjithashtu ka sekuestruar edhe 4 furgona që shërbenin për transportin e tyre, ndërsa ka arrestuar shtetasit Fatjon Gizeli, Ergys Hoxha, Ilirjan Spaho, Elton Murraj dhe Ermir Ndoja.