Turqi-Greqi ulin tensionet për çështjen e gazit qipriot
Turqia nuk kërkon probleme me Greqinë! Kjo qe deklarata e kryeministrit turk, Ahmet Dautollu, gjatë një vizite në Athinë.Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm kohët e fundit për shkak të kërkimeve për gaz që të dy palët duan të kryejnë përreth ishullit të Qipros, të ndarë etnikisht mes qipriotëve turq dhe atyre grekë.Javën e kaluar, Ankaraja dërgoi në brigjet jugore të ishullit një anije kërkimore për të mbledhur të dhëna sizmike dhe bëri të ditur se çdo e ardhur e nxjerrë nga gazi apo nafta e gjetur brente ujërave qipriote duhej ndarë në mënyrë të barabartë mes dy etnive.Dautollu u takua me homologun grek, Antonis Samaras dhe të dy ranë dakord që mes palëve do të kishte bisedime të mëtejshme për të ulur tensionet."Sigurisht që kemi qendrime të ndryshme, për zonën e Egjeut për shembull. Por do të vazhdojmë bisedimet dypalëshe për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk duam të kemi tensione as në Egje e as në detin Mesdhe. Duam të gjejmë një zgjidhje të përbashkët"I të njëjtit mendim ishte edhe kryeministri grek, Samaras, i cili shpreson që takimi në forumin e biznesit greko-turk të sjellë përmirësime të mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve."Mes vendeve fqinje është e rëndësishme të ketë marrëdhënie të mira dhe besim reciprok, këto janë thelbësore për ngritjen në një tjetër nivel të marrëdhënieve dypalëshe"Gjatë ditës, pritet që Dautollu të takohet edhe më presidentin grek, Karolos Papulias, ndërkohë që në forumin e bizsenit do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Këshillimit të Bashkëpunimit Greko-turk.