Basha dhe fëmijët e SOS sjellin festat në Tiranë, ndizen dritat e pemës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2014, 17:56
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në ditën simbol të 6 dhjetorit ka ndezur dritet e pemës së Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit.I rrethuar nga fëmijët të fshatit SOS, Basha ka uruar të gjithë fëmijët dhe qytetarët e Shqipërisë një sezon festash të gëzuara, duke shprehur sa më shumë solidaritet për fëmijët dhe familjet në nevojë.“Bashkë me fëmijët dhe nxënësit e fshatit SOS kemi ndezur dritat e festave të fundvitit i kemi ndezur për të gjithë qytetarët dhe fëmijët e Tiranës. I urojmë nga zemra të gjithë fëmijëvë në të gjithë Shqipërinë nje sezon të gëzuar festash, sa më shumë dashuri dhe solidaritet për fëmijët, vecanërisht për fëmijët dhe familjet në nevojë”, u shpreh Basha.
