Hollande vizitë surprizë homologut rus Vladimir Putin

Presidenti francez, Fransua Holond, i ka bërë një vizitë surprizë homologut rus, Vladimir Putin, për të diskutuar mbi krizën në Ukrainë, gjatë një pushimi të shkurtër në Moskë në fluturimin tranzit nga Kazakistani për në Francë.Putini u duk pak nervoz para kamerave teksa takohej me presidentin francez, i cili është udhëheqësi më i rëndësishëm perëndimor që viziton vendin e tij që prej aneksimit të Krimesë nga Ukraina në mars."Zoti president, vendosa se duhet të diskutojmë problemet në lidhje me krizën e Ukrainës", i tha Holond Putinit gjatë takimit në një sallë në aeroportin ndërkombëtar Vnukovo, duke shtuar se shpresonte që bisedimet të sillnin përmirësime.Nga ana tjetër, Putini tha se kishte besim që vizita e shkurtër e Holond do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës, prej së cilës Rusisë i janë vendosur sanksione ndërkohë që marrëdhëniet mes saj dhe perëndimit janë në pikën më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë. Gjatë takimit në Kazakistan me presidentin Nursulltan Nazarbajev, Holond tha Putini, presidenti ukrainas Poroshenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të ulen të bisedojnë dh eta zgjidhin krizën.Takimi mes dy presidentëve ndodhi vetëm një ditë pasi ministri francez i mbrojtjes tha se Franca mund të mos i dorëzonte kurrë dy anijet luftarake helikoptermbajtëse që Rusia kishte porositur, pavarësisht se mes palëve kishte një kontratë 1,2 miliardë euroshe.