Një orë para atentatit Shkëlzen Leka u fal në xhaminë e Rrugës së Kavajës

Vetëm pak kohë para se t'i bëhej atentat në lokal, Shkëlzen Leka kishte shkuar në xhaminë pranë "Rrugës së Kavajës" për të kryer ritin e zakonshëm të faljes.Një foto që qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon 38-vjeçarin, teksa po hyn në xhaminë "Dine Hoxha" për të kryer faljen.Xhamia nuk është shumë larg lokalit në rrugën "Islam Alla" ku i riu u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen e 5 dhjetorit 2014.Dëshmitarët thonë se Shkëlzen Leka kishte qenë në xhami rreth një orë para vrasjes.Ndërkohë policia vazhdon hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në Tiranë ndërsa 6 persona janë shoqëruar në Dibër, vendlindja e të riut.Janë sekuestruar edhe pamjet filkime të kamerave të sigurisë së disa bizneseve në zonë.Vrasësi mendohet se ka qenë i maskuar dhe pasi ka dalë nga lokali ka ecur qetë për 30 metra drejt një motori "papaq" që duket se e priste shoku i tij.Pista kryesore e hetimeve është ajo e një hakmarrje dhe se kishte dëshmuar më 21 janaqr 2014 në lidhje me një atentat të kryer nga Gjin Nika në Tiranë, i vrarë në prill të 2014.[caption id="attachment_432958" align="alignright" width="640"]shkelzen leka (2) Në foto: Shkëlzen Leka[/caption]/Oranews.tv/