Kurir: Rikthimi i Ramës në Beograd, me antiplumb!
Edi Rama do të mbajë jelek anti-plumb kur të rikthehet në Beograd! Të paktën kështu pretendon gazeta serbe "Kurir". Në faqen e saj zyrtare në internet, ajo shkruan se pavarësisht që Serbia do ta sigurojë me 10 000 oficerë policie samitin e vendeve të Europës Qendrore e Juglindore me Kinën, sërish kryeministri shqiptar i druhet ndonjë sulmi të mundshëm.Rama është shperhur më parë se nuk do ta ketë problem të rikthehet në kryeqytetin ku, muajin e kaluar, qe pjesë e një debati të drejtpërdrejtë televiziv me homologun serb, Vuçiç, për çështjen e Kosovës. Vuçiç pati presion në vend për të mos e pritur më Ramën pas deklaratave të tij për pavarësinë e Kosovës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.Nga të gjithë kryeministrat e vendeve të rrajonit, samiti është bojkotuar vetëm nga ai kroat, Zoran Milanoviç, për shkak të rikthimit në Serbi të ultranacionalistit Vojislav Sheshelj, dhe deklaratat radikale që ka kryer prej mbërritjes në Beograd.Samiti, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri kinez, Li Keqiang, do të përbëjë një mundësi të mirë për të diskutuar për projektet që ka gjiganti aziatik për rrajonin. Kina ka planifikuar të shpenzojë në vitet e ardhshme rreth 10 miliardë dollarë në formë investimesh në Europën qendrore dhe juglindore, kryesisht në infrastrukturë, për të lehtësuar mbërritjen e mallrave kineze në Europë. Shqipëria pritet të përfitojë pak ose fare pak nga këto projekte, pasi pritet që investimet të përqendrohen në korridorin 10 që kalon përmes Serbisë e Maqedonisë, dhe korridori 4, i cili kalon përmes Bullgarisë dhe Rumanisë.