Rruga e Arbrit, Haxhinasto: Në bisedime me një kompani kineze
Ministri i Transportit ka inspektuar punimet për Urën e Matit, që pritet të përfundojnë në maj të vitit të ardhshëm. Pasi ka kërkuar respektim të afatave, Haxhinasto ka deklaruar se për përfundimin e Rrugës së Arbrit po negociohet një marrëveshje me një kompani kineze.Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës inspektoi urën e re mbi lumin Mat, një investim me vlerë 210 milion lekë ku u kërkua respektim të afatave të përfundimit dhe cilësi në punime. Haxhinasto hodhi idenë e shndërrimit të urës ekzistuese në pedonale.“Jemi duke parë mundësinë e disa ndryshimeve të vogla në p rojekt të cilat do ti japin edhe urës së vjetër një funksion të ri. Një zbukurim estetik i urës së vjetër dhe për përdorim pedonal”, tha Haxhinasto.I pyetur mbi përfundimin e rrugës së Arbërit, Ministri Haxhinasto shpjegoi se po bisedohet për një angazhim koncensionar të një kompanie kineze.“Për të përfunduatr rrugën e Arberit, po bëjmë gjithcka që arrijmë një marrëveshje me një kompani kineze qe është e gatshme të angazhohet në mënyrë koncensionare për të përfunduar segmentin kryesor.”Afati i përfundimit të urës së re të Matit me gjatësi 100 metra është maj 2015.