Protesta të dhunshme në Greqi, 40 të arrestuar

Greqi-Marshimi paqësor i gati 6 mijë vetëve për të përkujtuar 6 vjetorin e vrasjes së një adoleshenti nga një polic në Athinë, është kthyer në një protestë të dhunshme e të frikshme mes protestuesve dhe policisë helene.Rreth 8 mijë policë u angazhuan në rrugët e kryeqytetit për të shmangur incidentet, kryesisht përballë godinave qeveritare, sikurse ka ndodhur edhe në 6 dhjetorin e viteve të shkuara. Policia greke arrestoi rreth 40 persona ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Ndërsa sheshi qëndror në Athinë ngjan me një fushë betejë të vërtetë.Studenti adoleshent Aleksandros Grigoropoulos u vra gjatë një konfrontimi verbal në rrugë mes 2 policë, në lagjen fqinje me atë ku banonte i riu, në Axarchia, ku anarkistët shpesh përplaseshin me policinë duke lëshuar mbi ta gurë dhe gaz lotsjellës. Njëri prej oficerëve të policisë qëlloi 3 herë rresht, njëri prej të cilëve i shkaktoi vdekjen 15 vjecarit. Në gjyqin i akuzuar për vrasje, oficeri në fjalë u dënua me burgim të përjetshëm. Njëri nga protestuesit tha se gjenerata e re është kundër këtij sistemi.Grekët protestojnë edhe kundër masave të shtrëngimit të ndërmarra nga qeveria, masa të cilat e kanë bërë popullin helen më të zemëruar, duke e shtuar dita ditës klimën e tensionit mes familjeve të cilat vuajnë papunësinë dhe varfërinë.