Spitali i Lushnjes pa energji, për të dytën herë brenda 4 ditësh

Lushnje - Për herë të dytë brenda katër ditësh spitali, "Ihsan Çabej" në Lushnje mbetet në errësirë totale.Mbrëmjen e së premtes, edhe pse kushtet atmosferike nuk ishin problematike, një pjesë e qytetit muzeqar, dhe disa komuna, deri në 02:00 pas mesnate nuk patën energji elektrike, si pasojë e një defekti në nënstacionin e Lushnjes.Gjatë kësaj kohe, vetëm urgjenca dhe materniteti janë furnizuar me energji falë një gjeneratori.Prej disa vitesh, ndonëse OSHEE është në dijeni, spitali i Lushnjes nuk ka një linjë të dytë funksionale për t'u furnizuar me energji elektrike./oranews.tv/