Bojkoti i PD, Spaho kërkon reflektim të Ramës e garanci të huaj

Më 18 dhjetor Parlamenti do të mblidhet për herë të fundit në seancë plenare këtë vit, çka do të thotë se ky është momenti i fundit, për opozitën në bojkot që të marrë pjesë në seancë , në mënyrë që të mos djegë mandatet e deputetëve të saj, që skadojnë më 10 janar.Nënkryetari i Demokratëve Edmon Spaho, në një intervistë për Ora News, tha se llogaritë aritmetike nuk e shqetësojnë opozitën, deputetët e të cilës janë të vendosur ti qëndrojnë deri në fund kauzës së tyre që i mban jashtë Parlamentit.“Nuk shqetësohemi për çështje afatesh apo mandatesh. Këto janë dy probleme të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe nuk ka të krahasuar me mandatin e një apo më shumë deputetëve. Bëhet fjalë ta ruajmë vendin të mos bjerë në krimin e organizuar dhe të mafias dhe të mos putinizohet si republikat e ish Bashkimit Sovjetik,“ thotë Spaho.Vetëm një reflektim i kryeministrit, të cilin e garantojnë dhe ndërkombëtarët i kthen demokratët në Parlament.“Duam një marrëveshje që këtej e tutje maxhoranca të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të angazhohet për të dekriminalizuar politikën” thotë aiPor a rrezikon ky vendim të rezultoi në përçarje për grupin e Partisë Demokratike, duke marrë parasysh se humori për disa deputetë ka pësuar luhatje, kjo, reflektuar dhe publikisht?“Ne kemi një regullore, kur marrim vendime politike i qëndrojmë. Kur ka thyerje politike janë përcaktuar mënyrat si veprohet” nënvizon nënkryetari i demokratëve.18 dhjetori, nuk është larg por deri në këto momente demokratët shohin si zgjidhje jo parlamentin por protestat.“I gjithë Këshilli Kombëtar, grupi i deputetëve, departamentet do të jenë nëpër rrethe në takime intensive me elektoratin deri në fund të muajit dhjetor” /Oranews.tv/