PD: Qeveria pranoi rritjen e çmimit të energjisë, PS: I mesatarizuar
Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se përtej premtimit të vazhdueshëm, e pranoi më në fund se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike. PD ftoi qytetarët të dalin në protesta kundër kësaj mazhorance që po i varfëron cdo ditë.Suzana Guxholli tha se qeveria do të rrisë çmimin e energjisë dhe kjo prek 75% të popullsisë.“Ky çmim i ri i qeverisë do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.Edi Rama për shumë javë la në errësirë jo vetëm mijëra familje të pamundura për të paguar energjinë, por la në errësirë edhe projektin e saj për rritjen e cmimit.Më në fund e vërteta u bë me zë. Rritja e cmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më pak.”Por socialistë thanë se opozita nuk e ka kuptuar se çmimi i energjisë nuk është rritur por mesatarizuar. Blerina Gjylameti tha se problemin me shifrat nuk i ka shpëtuar as Lulzim Basha.“Pretendon rritjen e çmimit të energjisë prej 22%. Ndërkohë që dje, Qeveria shqiptare e tha me zë e me figurë se kërkon as më shumë e as më pak se mesatarizimin e çmimit të energjisë.Problemit me shifra nuk i shpëton as Lulëzim Basha që dje i gënjeu shqiptarët duke u thënë se çmimi i naftës në Europë është ulur 40%, kurse në Shqipëri jo. Të dalë e të na tregojë zoti Basha një vend të vetëm në Europë ku çmimi është ulur 40%. E vërteta është se në Itali, Francë, Greqi, Maqedoni dhe në Europë në përgjithësi, çmimi i naftës është ulur në tre muajt e fundit 4 - 5%, ekzaktësisht sa është ulur edhe në Shqipëri.”