“Ahmet Zogu", në promovim mungon Berisha, shkon Shkëlzeni e Armina
Krerët më të lartë të shtetit, politikanë të majtë e të djathtë, gazetarë, e personazhe të showbizit shqiptar janë bashkuar në Pallatin e Brigadave në promovimin e Librit "Ahmet Zogu, Presidenti qe u be mbret". Ajo që vihej re ishte mungesa e ish kryeministrit Berisha, por që në fakt përfaqësohej nga djali i tij Shkëlzeni i cili shoqërohej nga vajza me të cilën është në një lidhje dashurie, Armina.Përzgjedhja e ambientit për promovimin e librit, nuk ishte i rastësishëm. Pasi erdhi si për të realizuar një kthim simbolik të mbretit në shtëpinë e tij në Pallatin e Brigadave që vetë Zogu e projektoi por që kurrë nuk jetoi në të.Përmes librit "Ahmet Zogu, presidenti qe u bë mbret" vinë pjesë të panjohura të jetës së mbretit të shqiptarëve, i cili është një ndër figurat më të debatuara të Shqipërisë, dhe njëkohësisht shqiptari mbi të cilin janë shkruar 21 libra. Gazetari Fevziu sugjeroi restaurimin e Pallatit të Mbretit si edhe lejimin e vizitorëve në godinën historike të ndërtuar 72 vjet më parë.“Promovimi i sotmë, më shumë sesa me librin lidhej me promovimin e një vlere shumë të rëndësishme, po e quaj të trashëgimisë kulturore, që është ky pallat dhe unë kam përsëritur një mesazh kush ka mundësi të kontribuojë në mbledhjen e fondeve, sensibilizimin për restaurimin e pallatit do t’i rivlerësonte Shqipërisë një pasuri të pashëmbullt”, tha Fevziu.Për të pranishmit nuk mungoi edhe hapja e ambienteve të katit të dytë të pallatit mbretëror, një hapësirë që ka bërë kuriozë jo vizitorët të cilët treguan një Interes të veçantë.


