"Rama përzjerje e Berishizmit me Nanoizmin, Basha s’përbën risi"

Në Shqipëri nuk ka demokraci funksionale brenda partive politike. Në këtë përfundim kanë arritur analistët të ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Mustafa Nano, Lutfi Dervishi, por edhe aktivisti politik Gjergji Bojaxhi.Duke qenë se demokracia në partitë politike nis nga liderët e tyre, analisti Mustafa Nano, ka bërë në përshkrim për dy liderët më të rëndësishëm të dy partive kryesore në Shqipëri. Sipas Mustafa Nanos, Edi Rama është një përzjerje mes Berishizmit dhe Nanoizmit. Ndërsa figurën e Lulzim Bashës në krye të PD, analisti Nano nuk e shikon si një risi.“Demokracia brenda partive përcaktohet nga një set rregullash, normash dhe vlerave që bëjnë të mundur atë që ju e quajtët në fillim qarkullim të elitave apo zëvendësimin e klasave drejtuese të partisë. Kjo gjë në Shqipëri nuk ka qenë e mundur. Edhe sa herë që është bërë zëvendësimit i kryetarit, e para, ka ndodhur vetëm zëvendësimi i kryetarit, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Pas një humbji në zgjedhje është tronditur e gjithë partia dhe është zëvendësuar i gjihtë lidershpi. Jo, lidershipi është ai që ka qenë dhe kjo është aryse që ne 20 e kusur vite shohim të njëjtet personazhë në politikën shqiptare. Nuk ka ndryshuar as kultura në politikën shqiptare, edhe udhëheqësit e rinj nuk kanë demonstruar një risi. Rasti i Bashës, është rasti i qartë që ilustron këtë që them unë. Sepse Rama provokoi një këputje me një traditë të caktuar të partisë së vet. Rama është një përzjerje mes stilit Berishian dhe stilit Nanoist. Dmth ka tendencën për të qënë një lidër i fortë. Këtë e ka të huazuar nga kultura Berishiane. Por ka tendencën për të respektuar disa zëra kundër brenda partisë, prania e Blushit apo e ndonjë tjetri, apo shumë zerave të tjera. Në këtë kuptim Rama është një përzjerje, përfaqëson një këputje të lehtë me traditën e partisë së vet, por nga ana tjetër nuk përfaqëson këputjen me traditën politike të këtyre 20 viteve, sepse sic thashë është një përzjerje e Berishizmit me Nanoizmit. Kurse Basha e ilustron mësë mirë këtë dukuri, sepse u bë disa muaj që nuk na ka lënë të kuptojmë që përfaqëson një risi, nuk na ka lënë të kuptojmë që ka ndonjë vizion të qartë të ndryshëm nga ai i mentorit të vet. Është një njeri që vazhdon ta drejtojë PD, aq sa e drejton se unë jam i bindur që nuk e drejton, me të njëjtin stil, me ca konferenca që janë démodé dhe që unë nuk e kuptoj pse aplikohen akoma, është stili Berishian, ku përgatitet një fjalim për tu mbajtur, caktohet një deputet apo del zëdhënësja. Sot ka mijëra mënyra për t’i thënë, pse duhet të nxjerrësh, të bësh butaforinë. Edhe stili denoncues vazhdon te jetë stili i vetëm i të bërit opozitë, edhe një numër të tjerësh elementë që tregojnë se te PD nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. Ka ikur lideri, i cili edhe nuk ka ikur akoma, edhe kryetari i ri ështe më emër të ndryshëm, por jo me filozofi të vetëm apo të ndryshme.”Demokracia e partive, Bojaxhi deklaron se në PD ka fasadë, jo ndryshim realNdërsa Gjergj Bojaxhi, duke u ndalur më tepër të partia e djathtë,  thotë se nuk ka demokraci, madje nuk ka asnjë hap përpara as me procesin e fundit të zgjedhjeve të drejtuesve të rinj të strukturave të PD.“Kam përshtypjen se nuk ka demokraci të brendshme, të paktën jo demokraci funksionale brenda partive politike. Pas vitit 2000 në Shqipëri ka pasur një përmirësim të funksionimit të demokracisë në Shqipëri, megjithse ka shumë të meta. Demokracia funksionale brenda partive poltike dhe unë flas për PD, se atë e njoh dhe më shumë, nuk ka pasur pothuajse hapa përpara. As me procesin e fundit”, tha Bojaxhi.Për Lutfi Dervishin, partitë politike nuk respektojnë statutin e tyre. Sipas tij nuk kemi parti demokratike por parti sulltanësh. Ai nënvizon se nuk ka një mekanizëm që të kontrollojë partitë.“Në të vërtetë ne nuk kemi parti demokratike, por kemi parti sulltanësh, parti liderësh. Edhe PS që ishte një parti me disa struktura, që prodhonte lider herë pas herë sepse kishte strukturë u shkatërrua në kuptimin strukturor dhe është partia e lidërve të fortë. Por lidërat e fortë janë karakteristike për periudhën e tranzicionit. Në një demokraci kanë vlerë institucionet. Nuk ka një mekanizëm për të kontrolluar partitë politike. Vetë partitë duhet të jenë të interesuara ore funksionon kjo apo jo? I ka këta anëtarë apo nuk i ka? Pra nuk ka një mekanizëm që i kontrollon, është vetëm një gjë fiktive”, u shpreh Dervishi.Ndiqni të plotë emisionin “Tonight Ilva Tare”