Kamatvonesat për energjinë, sondazhi në Ora News: Amnisti, jo ulje 80%
Tiranë- Qeveria vendosi të falë 80% të kamatvonesave për debitorët e energjisë elektrike, nëse këta të fundit i shlyejnë këto fatura të prapambetura deri më 1 Mars të vitit 2015.Ora News prej datës 24 nëntor në faqen online ka hedhur sondazhin ku shtron pikërisht këtë pyetje : “A duhej qeveria të falë kamatvonesat e energjisë, siç fali kamatvonesat e pensioneve?”Për 10 ditë me radhë vizitorët e websitit tonë kanë votuar sondazhin. Bazuar në votimin online të 4.985 votuesve në total, 2.698 prej tyre ose 54% thonë PO, qeveria duhet të falë kamatvonesat në total, ndërsa 2.239 ose 46% janë kundër faljes së tyre.Si shumica e votuesve të sondazhit tonë mendon edhe Partia Demokratike, e cila i kërkon qeverisë të amnistojë kamatvonesat për abonentët dhe të ngrejë një sistem verefikimi për çdo faturë abuzmi.Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se tërheqja që ka bërë Rama për uljen me 80% të kamatëvonesave ishte një lëvizje e detyruar nga protesta e qytetarëve e 22 nëntorit.