Rusia ndalon importimin e perimeve nga Shqipëria
Agjencia Federale Ruse Mbikqyrjes Veterinare dhe Fitosanitare ka vendosur të ndalojë importimin e perimeve nga Shqipëria duke filluar nga data 8 dhjetor.Këtë e konfirmoi kreu i saj, Sergej Dankvert. "Shqipëria është përdorur si vend i rremë origjine për importimin e mallrave të Bashkimit Europian përmes Bjellorusisë dhe Kazakistanit", deklaroi Dankvert.Sipas tij, vendimi u mor pas këshillimit dhe bashkëpunimit me palën shqiptare. Hetimi i përbashkët zbuloi se një firmë shqiptare lëshonte çertifikata fitosanitare false të cilat i printonte në një shtëpi botuese në Çeki.Dhe përmes ryshfeteve, dokumentat kalonin pa problem në doganën Bjelloruse.Mashtrimi u dallua kur Shqipëria nuk arriti të siguronte dokumentat e nevojshëm për të justifikuar ssainë e madhe të perimeve të eksportuara me prodhimin real në vend.Kreu i agjencisë shtoi se pas Shqipërisë, radhën do ta ketë Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Zvicra, me të cilat do të ketë takime të veçanta.Në gusht, Rusia ndaloi importimin e produkteve të mishit, peshkut, perimeve dhe bulmetrave nga vendet e Bashkimit Europian, Australia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Novegjia si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura nga to për shkak të rolit rus në krizën e Ukrainës.