Maqedoni, regjistrohet viktima e tretë nga AH1N1

Në Maqedoni është regjistruar viktima e tretë që ka ndërruar jetë nga virusi i ashtuquajtur i ‘derrit” apo AH1N1.Klinika Infektive në Shkup informoi se pacienti 61-vjec që ka ndërruar jetë, më 7 shkurt ishte hospitalizuar në këtë klinikë, për shkak të ndezjes në mushkëri dhe ndezjes në tru, ku tek ai menjëherë ishte izoluar virusi i tipit A.Pacienti edhe më parë ka lënguar nga sëmundje të rëndë kronike, si sëmundje të zemrës dhe me presion të lartë të gjakut. Mjekët e klinikës theksuan se edhe përkundrejt masave të ndërmarra për shërimin e pacientit, ai ka ndërruar jetë.Në Klinikën Infektive atualisht janë tre pacientë me gjendje të rëndë klinike dhe sëmundje kronike, ndërsa katër pacientë në gjendje më të lehtë shëndetësore.