Kuçi: Statusi special dhe ndarja nuk janë tema të dialogut
Qeveria e Kosovës e ka përjashtuar mundësinë që veriu i Kosovës të mund të marrë status special gjatë “javëve kyç të dialogut”, siç i ka përshkruar përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, takimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me atë të Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë ditëve në vijim.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se duhet hequr dilemat që Prishtina mund të pranojë diçka të tillë.“Statusi special dhe ndarja nuk janë tema në diskutim. Temë është zbatimi i plotë i sovranitetit edhe në atë pjesë të territorit tonë”, ka thënë ai për Koha Ditore.Kuçi ka treguar se në raundin e pestë të dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, më 19 dhe 20 shkurt, kryeministri i Kosovës, Thaçi, dhe ai i Serbisë, Daçiç, do të bisedojnë për shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë në veriun e Kosovës.