“Republika e Kosovës” në Zyrën Ndërlidhëse në Serbi
Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se emërtimi kushtetues i shtetit do të jetë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.Ndërsa ka përsëritur tre herë radhazi këtë, ministri Hoxhaj ka theksuar se edhe ndërmjetësja e dialogut Kosovë-Serbi, baronesha Catherine Ashton, tashmë ia ka konfirmuar kryeministrit Hashim Thaçi emërtimin zyrtar të misionit kosovar në fqinjin verior, pjesë e të cilit do të jetë edhe termi “Republikë”.“Të dyja palët kanë rënë dakort dhe baronesha Ashton ia ka konfirmuar kryeministrit Thaçi se titulli i zyrës do të jetë: Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi. Ky do të jetë titulli që do të ketë zyra, por edhe do të jetë emri zyrtar i cili do të përdoret edhe në vetë zyrën e ambasadorit tonë dhe në të gjitha dokumentet e tjera zyrtare”, tha Hoxhaj.Në raundin e parafundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, palët e përfaqësuara në nivel kryeministrash kanë rënë dakort që të emërohet nga secili shtet nga një zyrtar ndërlidhës.Ndërkaq, më herët Kosova ka pranuar të përfaqësohet në nivel rajonal jo me emërtimin kushtetues “Republika e Kosovës”, por me fusnotën “Kosovo*”.