Kërcënoi Ramën me sms natën, sot masa e sigurisë për avokatin Hoxha
Një ditë pas arrestimit nga policia, avokati Bashkim Hoxha del sot para gjykatës së Tiranës për tu njohur me “masën e sigurisë”.Hoxha u prangos dje pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Mësohet se kërcënimet janë bërë përmes telefonit me anë të mesazheve.“Ku je o Ismail Qemali i Shqipërisë. Fotografia juaj po qarkullon në gjithë botën si fotoja e Ismal Qemalit dhe Isa Boletinit në Konferencën e Londrës”, ka qenë një nga mesazhet që avokati Hoxha i ka dërguar kryeministrit në orët e para të mëngjesit të 29 Nëntorit 2014.Më pas ai ka dërguar dhe mesazhe të tjera kërcënuese.Bashkim Hoxha është një nga ato avokatë pjesë e listës që gjykata disponon në rastet kur të pandehurit nuk kanë, ose nuk paraqiten me një avokat të tyre.Mediat shkruajnë se i ka thënë hetuesve se kishte qenë në gjëndje të dehur.Hoxha mbrojti Dritan Dajtit të dënuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009 në një nga seancat e tij.