Ish-të përndjekurit protestë kundër krimeve të komunizmit

Tirane- Kanë zgjedhur qëllimisht festën zyrtare të Çlirimit të Shqipërisë për të protestuar në emër të të përndjekurve politikë.Për ata që kanë vuajtuar burgjeve të komunizmit 29Nnëntori shënon ditën e rënies së Shqipërisë në kthetrat e diktaturës komuniste." Rilindja nuk fillon me Enver Hoxhën me shokë, por nga Ismail Qemali dhe këta burra që i vunë pushkën fashizmit ne 39-ën."Në protestën e mbajtur në bulevard të përndjekurit deklaruan se arkivat e shtetit dëshmojnë masakrën e 6000 të pushkatuarve me dhe pa gjyqe nga diktatura komuniste.Gjatë marshimit paqësor përpara Kryeministrisë ata i kërkuan Ramës të distancohet nga evokimi i figurës së diktatorit Hoxha.Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi, bëri thirrje që politika të gjejë një datë bashkimi për të festuar çliriminSimon Miraka, përfaqësues i ish- të përndjekurve politikë u shpreh se nuk mund të festohet 70 vjetori i Çlirimit kur gjysma e popullit u masakrua nga diktatura komuniste edhe pse kauza e demokracisë fitoi./Oranews.tv/