Egjipt, bien akuzat ndaj Mubarak

Një gjykatë në Egjipt ka rrëzuar akuzat kundër ish-presidentit Hosni Mubarak për vrasjen e 239 protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011.Duartrokitjet dhe brohoritjet shpërthyen në sallën e gjyqit në Kajro në momentin kur gjyqtari dha verdiktin e përfundimit të rigjykimit të Mubarakut, duke hedhur poshtë akuzat.Gjithashtu u rrëzuan edhe akuzat ndaj shtatë zyrtarëve të lartë të Mubarak, përfshirë ministrin e tij të Brendshëm.86-vjeçari aktualisht po vuan një dënim me burg prej tre vitesh për në tjetër çështje, që ka lidhje me korrupsionin në menaxhimin e fondeve publike.Mubarak, ish-ministri i tij i Brendshëm Habib el-Adly dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tjerë të tij ishin dënuar për konspiracion dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve, ku u dënuan me burgim të përjetshëm në qershor të vitit 2012.Mendohet se 800 persona u vranë në përleshjet mes forcave të rendit dhe protestueve në javët e trazrave para se Mubarak të jepte doreheqjen më 11 shkurt tw vitit 2011.Mubarak ishte në karrige me rrota në gjykatë, me syze dielli dhe pamja e tij ishte e zymtë.Ai u lirua gjithashtu edhe nga akuza e korrupsionit në lidhje me eksportet e gazit në Izrael.Fëmijët e tij Gamal dhe Alaa gjithashtu u pastruan nga akuzat nga e njëjta gjykatë.Ata puthën babain e tyre në ballë në momentin e verdiktit, kurse avokati mbrojtës deklaroi se vendimi provoi integritetin e epokës së Mubarakut".Por vendimi nuk është pritur mirë nga të afërmit e viktimave, të cilët kërkuan madje dënim më vdekje për Hosni Mubarak.Por kishte edhe të tjerë , mbështetës të tij që ishin të entuziazmuar nga vendimi.Përmbysja e Mubarak, i cili sundoi për rreth 30 vjet, çoi në zgjedhjet e para të lira të Egjiptit, por fituesi Mohamed Mursi u rrëzua vitin e kaluar nga ushtria.Aktualisht vendi dfrejtohet nga Abdul Fattah al-Sisi , ish kreu i ushtrisë vendase, i cili ka vijuar persekutimin e vëllazërisë muslimane të Morsit, duke shqetësuar grupet e të drejtave për krijimin e një shteti policor.