E premtja e zezë rekord në SHBA: U shitën 3 armë në sekond

E premtja e zezë e cila hap edhe sezonin e uljeve në SHBA ka shënuar një shitje rekord të armëve.Një numër rekord prej 144 mijë kërkesash në ditë kanë mbërritur në agjencinë federale e cila duhet të bëjë verifikimet para se të dorëzojë armën tek klienti.Cnn online shkruan se bëhet fjalë për gati 3 armë të shitura në sekond.Një proces i tillë angazhon 600 agjentë të FBI-së të cilët verifikojnë dokumentet e aplikantëve dhe brenda tre ditësh sipas ligjit kthejnë përgjigje.