Fotot e Enverit në bulevard, Komunistët: Festa, e jonë

Tirane- Ndërsa krerët e shtetit ndodheshin në Varrezat e Dëshmorëve për të bërë homazhe në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut, një grup i vogël të moshuarish, përfaqësues të Partisë Komuniste parakaluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” teksa mbanin në dorë fotot e Enver Hoxhës por dhe brohorisnin emrin e diktatorit.Portretet dhe thirrjet për Enever Hoxhën nisën që nga qendra e kryeqytetit, në këtë përvjetor çlirimi ku vëmendja ishte e përqëndruar në ceremoninë shtetërore në Varrezat e Dëshmorëve.Partia Komuniste, nostalgjikët e sistemi por edhe disa të rinj me portretin e diktatorit marshuan në bulevardin kryesor.  Qëllimi ishte për ti treguar njerëzve që kjo festë ishte e tyre dhe se komunistët sollën çlirimin e vendit.Pjesëmarrësit në këtë marshim u drejtuan në Sheshin "Nënë Tereza" dhe më pas drejt monumentit "Nënë Shqipëri."Pasi përfundoi ceremonia shtetërore e homazheve në nder të atyre që dhanë jetën për liri, Partia Komuniste  vijoi e vetme homazhet.  enveri-ne-feste