Miloti pa drita, pamundësia për të paguar energjinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2014, 13:49
Milot - Prej fillimit të aksionit kundër mos pagimit të energjisë elektrike, banorët e Milotit po ndjejnë pasojat e errësirës për shkak të ndërprerjes së energjisë por edhe barrën e faturave aforfe, për të cilat ankohen se ua rëndojnë edhe më shumë xhepat e varfër.Papunësia e lartë ua ka shtuar pamundësinë për të paguar energjinë e shpenzuar dhe faturat e prapambetura.Problemi i tyre, thonë qytetarët, nuk mund të zgjidhet me prerjen e energjisë elektrike por me shtimin e vendeve të punës./oranews.tv/