Serbet duan shtatë përqind pjesmarrje në qeveri

Kryetari i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç deklaron se do të kërkojë që pjesëmarrja e serbëve në Qeverinë e Kosovës të mos jetë nën shtatë për qind.Ai i tha Radio Kosovës në gjuhën serbe se është minimumi nën të cilin nuk do të pranojnë asgjë. “Do të kërkojmë shtatë për qind pjesëmarrje të serbëve në të gjitha ministritë dhe organet ekzekutive”, ka thënë ai.“Këto janë kushtet që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, me kthimin e organizuar e të qëndrueshëm të serbëve të zhvendosur intern, zhvillimin ekonomik, i cili nuk do të jetë i mundshëm nëse nuk anulohet privatizimi në mjediset serbe, me kthimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe dhe mbrojtjen e objekteve të shenjta dhe manastireve”, ka sqaruar Jabllanoviç.