102 vjet Pavarësi/ Kampionët e Botës ngrenë flamurin, Qeveria në Vlorë
Tirane- Flamuri kuq e zi në 102 vjetorin e Pavarësisë, është ngritur në mënyrë simbolike në Vlorë nga dy kampionët e botës në peshëngritje, Daniel Godelli dhe Romela Begaj.Festa e 28 Nëntorit mblodhi në Vlorë në një ceremoni festive krerët më të lartë të shtetit, presidentin Nishani, kryeparlamentarin Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit të tij qeveritar.Pas ceremonisë së flamurit, krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në Monumentin e Pavarësisë.Në kuadër të festimeve të 102 vjetorit të pavarësisë, kryeministri inauguroi zyrën unike të shërbimeve në Policinë e Vlorës, një zyrë që sipas tij do të shkëpusë lidhjen korruptive qytetar-polic dhe do të nisë një lidhje të re, mes qytetarit dhe sistemit."Kontakti i drejtëpërdrejtë i qytetarit me një nënpunës policie është një nga burimet më të pista të korrupsionit. Ne duhet ta heqim përfundimisht këtë lidhje e të vendosim marrdhënien qytetar-sistem. Kjo lufta ska dallime e as ngjyrime, është një luftë që ska të ndalur" u shpreh Rama.Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, prioritetet janë të qarta: "Prioriteti mbetet i qartë, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe paligjshmërisë”Menjëherë më pas, kryeministri vizitoi edhe stadiumin e rehabilituar të Flamurtarit, duke inspektuar fasadën dhe ambjentet e brendshme të saj. Fotot e këtij sport klubi janë hedhur menjëherë në Tëiter nga kreu i qeverisë, i cili zbuloi se shumë shpejt do të nisë projekti edhe për Arenën e re të Vlorës.Në Tiranë e djathta e kryesuar nga kreu i saj Lulzim Basha kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.Urimi i Rames