Çmimi i energjisë, Braçe: Jo më shumë se 10 lekë për kw/orë

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë 12.5 lekë për kw.Në një konferencë ku ka bërë një përmbledhje të diskutimeve të buxhetit dhe paketës fiskale kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe hodhi sot poshtë akuzat e opozitës duke deklaruar se çmimi i energjisë do jetë më pak se 10 lekë për kw."Sali Berisha gënjen kur thotë se çmim për familjarët do të shkojë 12.5 lekë. Nuk do të ketë çmim jo mbi 12. 5 lekë por as mbi 10 lekë kw/orë. Pyesni ERE-n sa do jetë. Nuk ka asnjë arsye që çmimi të jetë mbi 10 lekë. "Pavarësisht se rishikimi i koncesioneve mund të thotë kosto për buxhetin kreu i komisionit të Ekonomisë ka kërkuar rishikim të tyre .“Për shkak sesi janë nënshkruar ato kontrata nga ana e qeverisë së shkuar, natyrisht ka një hapësirë të madhe për përfituesit e këtyre koncesioneve për të goditur qeverinë e Republikës së Shqipërisë në një vendimmarrje të drejtë ligjore kundrejt tyre, por nga ana tjetër duhet të dimë që këto koncesione kanë një kosto të jashtëzakonshme për sipërmarrjen dhe për qytetarët.”Ndër të tjera Erjon Braçe i ka bërë apel ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që të kontrolloj tregun e karburanteve pasi çmimi mbetet i lartë.“Të bëhet kontrolli mbi tregun e karburanteve për të reflektuar uljen e çmimit të karburanteve. Edhe kjo është jetike për tregun”Kryetari i Komisionit të Ekonomisë akuzoi sot ish kryeministrin Sali Berisha si shkatërrimtarin e sektorit të energjisë elektrike.Votoni në sondazhin e Ora News [poll id="43"]