Poloni, vidhen këpucët e viktimave të Holokaustit
Tetë këpucë që u përkasin viktimave hebreje të Holokaustit janë vjedhur nga një ish-kamp përqendrimi në Poloni.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në muzeumin Majdanek në Lublin.Por kjo nuk është hera e parë që muzeu grabitet, pasi më parë është vjedhur hiri i një të burgosuri dhe një kapele e një të burgosuri.Këpucët janë raportuar të zhdukura pasi një punonjës i muzeut pa se rrjeta në të cilën janë akumuluar 56 mijë këpucë ishte prerë.Zëdhënësi i muzeut tha se ekspozita ka për qëllim tiu tregojë vizitorëve shkallën e e krimit të nazistëve dhe makabritetin e tyre.Ai u shpreh se vjedhja është një humbje e madhe për muzeun pasi këto objekte kanë një vlerë të paçmueshme historike.Më shumë se 78.000 njerëz janë dërguar në dhomat e gazit në Majdanek, kamp i cili u ndërtua nga nazistët në vitin 1941.Në 2013 u grabit një kapele e një prej të burgosurve në kapin e përqendrimit të Majdanek, por më vonë FBI arrestoi hajdutin pasi ai e ekspozoi kapelën për shitje online.Kurse hiri i viktimave u vodh në 1989, por nuk u gjet asnjëherë.Por objektet me vlerë historike në muzeumet naziste janë vjedhur edhe në vende të tjera.Në Gjermani në tetor u vodh një portë hekuri nga ish kampi i përqendrimit Dachau me sloganin "Puna ju çliron".