LSI vijon të lobojë për të realizuar kërkesat për biznesin fason
Pak orë para miratimit të buxhetit në kuvend, LSI vijon të lobojë për të realizuar kërkesat e saj për biznesin fason.I ftuar në "Ditë e Re" Gjovalin Kadeli, tha se është i bindur se amendamenti që ka dorëzuar në komision do të marë mbështetjen për ti dhënë këti biznesi 5 milion dollarë. Sipas Kadelit LSI ka bërë deri tani zërin e opozitës.LSI do të lobojë deri në momentin e fundit për të arritur të realizojë mbështetjen për biznesin fason. I ftuar në emisionin "Ditë e re", deputeti i kësaj force Gjovalin Kadeli deklaroi se forca që ai përfaqëson është e bindur se do të marë mbështetjen për të rritur mbështetjen për këtë biznes.“Çështja e fasonëve jam i bindur se do të zgjidhet. Unë dje paraqita edhe një amendim lidhur me zbatimin e asj çfarë kjo qeveri ka premtuar dhe ka rënë dakort me shoqatën e fasonëve. Kuptohet që vëmendja është diçka në dukje por ka nevojë edhe për mbështetjen financiare dhe konkretisht për lëvrimin e 5 milionë dollarëve, në shërbim të këtij grupimi i cili i shërben zbutjes së papunësisë në vend, që është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimet ekonomike të vendit.Buxheti ky është. Ne nuk mund ta zmadhojmë buxhetin. Këto janë të ardhurat që do të vijnë në Shqipëri, dhe mbi bazën e këtij buxheti do të operojmë. Por njëkohësishtë nuk duhet tu largohemi asnjëherë premtimeve të bëra. Të jeni të sigurt se do të realizohet.LSI e shtyu atë buxhet për të marrë në konsideratë një paketë të madhe për fasonët. Shumë pika u realizuan por ngelën edhe të tjera pa u realizuar, pasi pritshmëria është e madhe. E veçanta dhe risia e bërjes së buxhetit, është se në Shqipëri është hera e parë në vitin 2014 që ndodh, kur rishikohet buxheti dhe rishikohet me rritje”, u shpreh Kadeli.I pyetur nga gazetari Enkel Demi për arrestimet që po bëhen për vjedhjen e energjisë elektrike Kadeli tha kjo qeveri është e vendosur të mos lejojë abuzuesit qofshin ata të PS, LSI-së apo edhe forcave të tjera“Mënyra e artikulimit që bëhet e drejtuesit janë të LSI-së apo të PS-së, nuk besoj se ka vendin e duhur, për arsye se ne kemi një maxhorancë. Maxhorancë e vendosur për të luftuar krimin në çdo qelizë, pavarësisht përkatësisë politike.Arrestimet janë pjesë e vazhdueshme e qeverisë, dhe unë ju garantoj se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Nuk mund të lejojmë që një drejtues institucioni të fus duart në xhepat e një qytetari i cili me atë pagë qesharake që ka, është i detyruar të punojë për vite të tëra për ta justifikuar”, tha deputeti I LSI-së.LSI ka kundërshtuar disa pika të buxhetit dhe paketës fiskale duke i kërkuar qeverisë të mbajë premtimet për ti akorduar biznesit fason ndihmën e premtuar.