Fermerët në Berat: Hurmat na kalben në arka, na i kërkojnë lirë

Mungesa e një tregu ka krijuar boshllëk, duke bërë që të shiten në rrugë frutat nga fermerët. Këta të fundit ankohen se nuk janë subvencionuar nga shteti dhe as janë ndihmuar me kredi të butë ndonëse kanë investuar duke shtuar sipërfaqet me pemë frutore.Berat - Fshati Otllak në rrethin e Beratit, është një nga zonat më prodhuese në frutikulturë, ku fermerët përfituan nga ligji 7501 toka në ish bllokun prodhues me fruta, kryesisht hurma. Por, mungesa e një tregu i bënë ata që të shesin në rrugë, në pamundësi edhe të një pike grumbullimi me shumicë.Janë me dhjetëra hektarë tokë të mbjella me fruta kryesisht hurma në fshatin Otllak, por fermerët nuk kanë ndjerë asnjëherë ndihmën nga subvencionet apo kredi të zbutura për investime në frutikulturë./oranews.tv/