Kosovë, media: LDK merr Kryeministrinë - 8 Ministri PDK, 7 LDK, 4 minoritetet
Mediat kosovare shkruajnë se përfundimisht LDK do ta marrë Kryeministrinë. Ministri të reja nuk do të krijohen. PDK merr 8 Ministri, LDK 7, ndërkaq 4 ministri do t’i marrin minoritetet.Burimeve të Gazetës Express, thanë se partitë janë marrë vesh për ndarjen e ministrive të mëdha, dhe ç’është më e rëndësishmja kanë rënë dakord për Kryeministrinë.Një zyrtar i lartë, i përfshirë në grupet për harmonizim programesh, i tha gazetës se, përveç Kryeministrisë, LDK do të marrë edhe Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë. PDK, ndërkaq, do ta mbajë Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punëve të Brendshme.Zyrtarisht zyrtarët e asnjërës parti nuk kanë dashur të flasin për ndarjen e ministrive, e as për emrat e ministrave të rinj.Disa nga emrat e përfolur në media I njëjti burim ka saktësuar se Avdullah Hoti, Nënkryetari i dikurshëm i Komunës së Prishtinës, do të emërohet Ministër i Financave nga LDK, kurse Nënkryetarja aktuale e LDK’së, Teuta Sahatçiu shkon në Ministrinë e Shëndetësisë.“Nga PDK dihet që Ministër i ri do të jetë Bekim Çollaku, deri tash Shef i Stafit të Kryeministrit”, ka thënë burim i Gazetës Express.“Çollaku do të jetë Ministër i Integrimeve”, ka saktësuar ai.Post ministror do të marrin edhe Skënder Hyseni i LDK’së, Bajram Geci - po ashtu. Burimi i Express përmend edhe deputetin Arben Gashin në “listën ministrave të LDK’së”.Ministria e FSK’së, sipas gjitha gjasave, do t’i mbetet PDK’së.“Si zakonisht, nëse kjo Ministri i mbetet PDK’së, z. Agim Çeku do të jetë Ministër”.Minoritetet edhe më tutje do të mbajnë Ministrinë e Kthimit dhe atë të Mirëqenies Sociale.“Ministria e Pushtetit Lokal ka mundësi që i jepet partnerëve nga minoritete jo-serbe”, tha burimi i gazetës.Për Ministrinë e Bujqësisë përmendet Margarita Kadriu, Nënkryetarja aktuale e PDK’së.Blerand Stavileci dhe Memli Krasnqi, sipas gjitha gjasave, do të jenë në “vijën e parë të frontit” - në Parlament.“Z. Blerand Stavileci është i pesti në listën e pritjes për deputetë. Sipas rregullores, ata që bëhen ministra, japin dorëheqje prej deputetit. Kështu që z. Stevileci do të jetë i pranishëm në legjislaturën aktuale, për herë të parë”.Gjatë dy viteve të ardhshme, po në Parlament do të jetë edhe Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi.“Z. Thaçi mbetet në Parlament, me shpresën se pas dy vitesh shkon në Presidencë”, tha një zyrtar i PDK’së në kushte anonimiteti për Express.Në Qeveri, ndërkaq, mbetet dy prej njerëzve të afërt të tij, Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj.“Posti i Zëvendëskryeministrit do të ndahet mes tyre”, tha ai.