PD akuza Ramës, Paloka: Drejtori i OSHEE Lushnje hajdut i energjisë
Dine Alia, është emri që ka futur "në sherr" Partinë Demokratike me Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë Elektrike.Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, dencoi sot drejtorin e OSHEE në Lushnjë, nuk paguan energjinë që shpenzon me biznesin e tij, ndërkohë që sipas tij ai duhet të ishte në burg, vijon i qetë të ushtrojë detyrën.“Drejtori i OSHEE-së së Edi Ramës në Lushnjë ka favorizuar biznesin e tij, duke mos i paguar faturat e energjisë. Ky drejtor i Edi Ramës ka vjedhur të paktën 1 milionë e 600 mijë lekë. Ja ku është këtu fatura, që e nxjerr atë debitor. Cfarë ka ndodhur me drejtorin e Ramës. A është ai sot në burg, si dhjetra e qindra hallexhinj që nuk e paguajnë dot energjinë se nuk kanë bukë të hanë, sepse qeveria nuk ka hapur asnjë vend pune por ka mbyllur me mijëra?Jo nuk është në burg, është drejtor, është numri një i Energjisë për Lushnjën.” tha PalokaPaloka thekson se Rama po përdor një standard të dyfishtë, duke shpërblyer hajdutët që ai i ka vetë miq.“Ky është modeli i Edi Ramës. Mbush burgun me të pamundur që nuk kanë njohje dhe s’kanë mundësi të paguajnë se nuk ushqejnë dot fëmijët, dhe shpërblen e bën shef të Energjisë, një hajdut, vetëm pse është miku i tij. Partia Demokratike dënon me forcë standartin e dyfishtë të Edi Ramës dhe pabarazinë para ligjit. Drejtori i OSHEE në Lushnjë është Dine Alia.”I menjëhershëm ka qënë reagimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke i cilësuar deklaratat gënjeshtra, pasi sipas tyre Dine Alia, është shkarkuar nga kjo detyrë që në 21 nëntor të vitit 2014, për shpërdorim detyre.OSHE deklararon se asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk do të tolerohen qoftë për shkelje në detyrë ashtu dhe për debi të mbartura.(Në foto: faksimilje e dokumentit që tregon se drejtori i OSHEE në Lushnje i detyrohet shtetit 1 milionë e 600 mije lekë. Dokumenti u publikua nga Edi Paloka)